Aktivitete

seminareSi aktivitete publike me ndikim në mendimin e audiencave të ndryshme, konferencat, simpoziumet por edhe workshopet janë ngjarje të cilat shërbejnë në përmirësimin e produkteve intelektuale të institucioneve të ndryshme të cilat merren me zhvillimin dhe përpunimin në fushën e  mendimit. Instituti “Medius” i kushton një rëndësi të veçantë zhvillmit të konferencave, seminareve apo edhe workshopeve si ngjarje intelektuale me kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e këtij mendimi. Në bashkëpunim me institucine homologe, partnere, universitete, OJF të ndryshme, media dhe institucione shtetërore etj, “Medius” në funksion të vizionit të vet  ndërton bashkëpunime të suksesshme në këto ngjarje publike siç janë edhe konferencat dhe seminaret për të inkurajuar kërkimin shkencor, shkëmbimin e dijes në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Po ashtu edhe në workshopet, si një tubim i fokusuar në zhvillimin dhe debatimin e çështjeve të paracaktuara, Insituti “Medius” përpiqet të përfshijë grupe intelektualësh të fushave të ndryshme me fokus komunikimin për të diskutuar intensivisht lidhur me tema si: marrëdhëniet e medias me politikën,  medias me shoqërinë, me biznesin, marrëdhëniet e lajmit ne raport me të vërtetën, media dh e familja, media dhe religjioni media dhe arti, terminologjia e gabuar mediatike dhe roli i saj në opinionin publik, gjuha e urrejtjes në media dhe dëmi i saj, përdorimi politik i medias, ndërtimi i skemave mediatike të të menduarit etj.

konferencaGjatë këtyre ngjarjeve publike  thirren pjestarë të universiteteve, studentë, pedagoge apo edhe studiues të fushave të komunikimit publik dhe fushave të tjera, per të ndezur një debat mbi mënyrat se si mund të përmiresohet marrëdhënia media-shoqeri në epokën postmoderne. Në fund punimet  botohen në një përmbledhje të cilat  shërbejnë  si referencë për institucione akademike.

Da ist es am besten, die jeweilige ursprungsquelle zu zitieren wissenschaftliches lektorat englisch.